Liga e Kampionëve vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante.
PSG pret në shtëpi skuadrën e Barcelonës, dhe RB Leipzig do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër gjigantit anglez Liverpool.
Ndeshja e parë mes PSG e Barcelonës, e cila u zhvillua në “Camp Nou”, përfundoi me rezultat të thellë 1:4, në të mirë të francezëve, dhe sot gjiganti katalunas do të kërkoj që të performojë edhe një “remontada” ndaj parisienëve, sikur ajo në vitin 2016/17, ku Barcelona arriti në ndeshjen e kthimit ta diskualifikonte PSG, ku e mposhti me rezultat 6:1, ose rezultat të përgjithshëm 6:5.
Në anën tjetër, një fitore prej 0:2 si mysafirë në ndeshjen e parë kundër RB Leipzig, e favorizon Liverpool-in që sot të kaloj tutje drejt fazës së çerekfinales.
Programin e plotë të ndeshjeve në Ligën e Kampionëve e gjeni të bashkangjitur më poshtë.
21:00 Paris Saint-Germain – Barcelona (Stadiumi Parc des Princes)
21:00 Liverpool – RB Leipzig (Stadiumi neutral Puskas Arena)