Skuadra e Feronikelit nga Drenasi merr pikë në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Trepça ’89 dhe Feronikeli i ndanë pikët, duke luajtur baras me rezultat 0:0 në kuadër të javës së 24-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Si Trepça ’89 dhe si Feronikeli, kanë pasur disa raste të mira, por sulmuesin nuk e kishin ditën e tyre.
Duhet veçuar rastin e minutës së 74-të, por futbollisti i Feronikelit, Bujar Pllana, ka qenë i pafat, goditja e tij u ndal nga tërthorësja. Feronikeli ishte më i mirë por nuk arriti fitore në Mitrovicë.
Trepça ’89 mban vendin e pestë me 32 pikë dhe Feronikeli është i gjashti me 28.