Drenica nga Skenderaj befason të gjithë, duke importuar pikë nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Drenica barazon me rezultat 3:3 me Llapin, në takimin e javës së 24-të.
Llapjanët e filluan mirë, avancuan me rezultat 1:0 falë golit të Arbnor Ramadanit në minutën e 25-të.
Ai shënoi ndër golat më të bukur në këtë edicion dhe me një goditje volej nga largësia.
Në fund të pjesës së parë Eglentin Gjoni barazon rezultatin.
Në pjesën e dytë, Drenica tregon forcën dhe shënoi dy gola, duke arritur epërsinë në 1:3 në minutën e 75-të. Golat i shënuan Kreshnik Uka (56’) dhe Dionis Cikani (75’).
Llapjanët nuk dorëzohen dhe në 10 minutat e fundit u kundërpërgjigjen dy herë, duke barazuar rezultatin 3:3.
Në minutën e 83-të, Engjëll Hoti nga rreth 25 metra, ngushton humbjen në 2:3. Në minutën e 88-të, Ahmed Januzi barazon rezultatin 3:3.
Ndeshje dramatike deri në pikën e fundit, megjithatë Drenica nxori një pikë stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Drenica është në vend të nëntë me 25 pikë, ndërsa Llapi është i shtati me 27.