Kampionati Evropian i Futbollit 2020 (EURO 2020) që duhej të mbahej vitin e kaluar, u shty për një vit, shkaku i pandëmisë, koronavirus.
Megjithatë, nga faqja zyrtare e UEFAs është mësuar se cila nga shtetet është pretendenti/ja kryesore për ta fituar EURO 2020.
Franca gjendet në grupin F, aty ku gjenden edhe Portugalia e Gjermania.
Lojtarët kyç të Francës.
Antoine Griezmann, i cili ka (86 paraqitje, 33 gola)
Sulmuesi i Barcelonës është udhëheqësi i vijës sulmuese të Les Bleus. Ai u emërua Lojtari i Turneut në EURO 2016 pavarësisht humbjes së Francës ndaj Portugalisë në finale.
N’Golo Kanté, i cili ka (44 ndeshje, 2 gola)
Mesfushori i Chelsea është një gur themeli i skuadrës së Didier Deschamps. Një figurë e pakapshme, Kanté shquhet falë shkallës së tij të punës, pozicionimit dhe trajtimit të tij.
Statistikat
Lojtarët me më së shumti paraqitje për Francën:
Lilian Thuram, 142
Thierry Henry, 123
Hugo Lloris, 119
Marcel Desailly, 116
Zinedine Zidane, 108
Patrick Vieira, 107
Olivier Giroud, 105
Didier Deschamps 103
Lojtari më më së shumti gola:
Thierry Henry, 51 gola, dhe luajti për Francën që nga viti 1997 deri në vitin 2010.
KURIOZITETE:
• Në vitin 2016, Franca u bë skuadra e parë që fitoi pesë ndeshje në një turne të vetëm pa ngritur trofeun.
• Humbja 5-4 e Francës nga Jugosllavia në 1960 mbetet ndeshja me rezultatin më të lartë në historinë e finaleve të EURO.
• Në vitin 2021, Franca mund të bëhet skuadra e tretë – pas Gjermanisë dhe Spanjës – që fiton titullin Evropian në tre herë.