Presidenti i Komitetit Olimpik Spanjoll del kundër Spanjës në rastin e Kosovës, AS përmend edhe emrin ...

Futboll

Presidenti i Komitetit Olimpik Spanjoll del kundër Spanjës në rastin e Kosovës, AS përmend edhe emrin ...

Më: 10 mars 2021 Në ora: 15:07
Presidenti i Komitetit Olimpik Spanjoll del kundër Spanjës në rastin e Kosovës, AS përmend edhe emrin ...

Kosova këtë muaj fillon kampanjën e kualifikimeve për kampionatin botëror ‘Katari 2022’, ku ndeshjen hapëse e zhvillon në Prishtinë më 28 mars kundër Suedisë.

Vetëm 3 ditë më vonë, me 31 mars do të ballafaqohet me Spanjën në Sevilje, dhe ndonëse është pranuar që loja të zhvillohet brenda territorit të Spanjës, Federata e Futbollit Spanjoll kanë thënë se, Kosova nuk do të trajtohet si komb, përkatësisht si shtet i pavarur dhe Sovran.

Gazetat spanjolle po vazhdojnë të shkruajnë për mosmarrëveshjet, Kosovë – Spanjë, dhe në artikullin e prestigjiozes spanjolle, AS, ku ndër tjerash përmendet edhe një citat i ish- presidentit, Hashim Thaçit, ka folur Alejandro Blanco, president i Komitetit Olimpik Spanjoll, i cili është kundër vendimeve të Fedaratës spanjolle.

Alejandro Blanco, president i Komitetit Olimpik Spanjoll, shpjegoi në ‘El Larguero’ se nuk ka asnjë problem që Spanja të përballet me Kosovën, shkruan insporti. “Ju duhet të dalloni dy gjëra të rëndësishme. Kosova pranohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare të sportit, prandaj duhet të respektohen normat por kjo nuk do të thotë që Kosova të njihet si shtet. Himni i saj duhet të intonohet dhe flamuri i saj do të valojë.

Që Spanja nuk e njeh atë si vend nuk është e papajtueshme me aftësinë e tyre për të luajtur një ndeshje mes tyre.

“Pse Spanja nuk e njeh Kosovën? Arsyeja kryesore pse Kosova nuk njihet nga Spanja është konflikti katalanas. Për këtë arsye, Qeveria e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë, për shkak të ngjashmërive midis dy rasteve.

Sidoqoftë, Hashim Thaçi, në vitin 2018, bëri dallimin: “Spanja nuk është Serbi dhe Katalonia nuk është Kosovë”, shkruhet në artikullin e AS.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat