Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani pas ndeshjes me Besën e Pejës është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
Ramadani në intervistën pas ndeshjes për mikrofonin e “Art Sport” deklaroi se tre pikët në ndeshjen e sotme ishin vendimtare, por goli i pranuar ua ka prishë pak qefin.
“Duke marrë parasysh edhe fushën që ishte mjaft me borë, ishte shumë e vështirë. Uroj futbollistët për fitore, pak na prishi qefin goli i pranuar, megjithatë tre pikët ishin vendimtare. Arsye kryesore ishte rezultati i lartë, që koncentrimi mos të ishte i duhur”, deklaroi Ramadani, transmeton Insporti.com
Stretegu prishtinas foli edhe për mungesën e sulmuesit nigerian, Otto John, për të cilin deklaroi se situata e tij ka mbetur e njëjtë dhe se është futbollist i Prishtinës.
“Ai është futbollist i Prishtinës, është lojtar i joni, presim që të merr pasaportën dhe të kthehet, ai është lojtar i rëndësishëm për ne, ne nuk do të merremi më me këtë pasi kur do të vjen, ai është lojtar i Prishtinës”, përfundoi ai, transmeton Insporti.com.
Skuadra prishtinase fitoi ndeshjen me rezultat 5:1.
Prishtina me këtë fitore renditet në pozitën e parë me 50 pikë, aq sa ka edhe Drita por që ka një ndeshje më pak. Drita të nesërmen do të përballet me Gjilanin.