Besa ka pësuar humbjen e radhës që rëndon edhe më shumë gjendjen e tyre në renditjen tabelare, duke u mposhtur me rezultat të thellë nga Prishtina.
Megjithatë, për dallim nga takimet e tjera, me ç’rast Besa kishte elemente me të cilët mund të shpresonte, krejtësisht e kundërta ndodhi nga takimi i fundit.
“Gabuam në pjesën më të madhe të ndeshjes. As zëvendësimet nuk është se ndryshuan diçka në rrjedhën e lojës. Prishtina u tregua skuadër shumë më e mirë dhe me meritë e fitoi ndeshjen”, deklaroi Leutrim Krasniqi, shef i shtabit teknik te kjo skuadër.
Pejanët mbeten në pozitën e fundit të renditjes tabelare me 7 pikë dhe me pak gjasa për të mbijetuar.