Joachim Low ka lajmëruar largimin e tij nga kombëtarja e Gjermanisë pas Europianit.
Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe ish-kampioni gjerman Bastian Schweinsteiger.
“Lojtarët do të duhet të japin maksimumin në Europian dhe ndoshta do të arrijnë ta përshëndesin me një triumf historik”, ka thënë ai për ARD-Daily Topics.
“Kush do të vijë më mbrapa? Të gjithë thonë Klopp. Por besoj se ka emra të tjerë të rëndësishëm që duhen vlerësuar”.
“Si Flick, që ka fituar gjithçka me Bayern Munich, por edhe legjenda Matthaus. Le të themi se federata ka akoma disa telefonata për të bërë”.