Babai i Neymar ka një mesazh për ndeshjen e sotme mes Barcelonës dhe PSG

Futboll

Babai i Neymar ka një mesazh për ndeshjen e sotme mes Barcelonës dhe PSG

Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:23
Babai i Neymar

PSG do të mirëpres Barcelonën në Parkun e Princave për ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve.

Babai i Neymarit ka komentuar këtë ndeshje përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, duke thënë: “Sot është dita kur do të ketë një rrugëtim të ri në historinë e PSG-së në kuadër të Ligës së Kampionëve”.

“Një Histori plot momente të shkëlqyera dhe të paharrueshme që vetëm bashkimi mes sportistëve të kësaj skuadre e shpjegojnë”, ka thënë ai.

Jam larg por po bëj tifo për juve. Sa e mirë dhe e këndshme është kur vëllezërit jetojnë së bashku në bashkim! – Psalmi 133: 1. Paç fat të mirë PSG”, përfundon në fund Neymar Pai.

Theksojmë se djali tij, Neymar, nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje pas një lëndimi që kishte pësuar në fillim të shkurtit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat