​Manchester City me kontratë të re për De Bruynen

Futboll

​Manchester City me kontratë të re për De Bruynen

Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:31
Kevin De Bruyne

“Qytetasit” dëshirojnë ta mbajnë në skuadër yllin belg.

Manchester City i ka ofruar një kontratë të re më të mirë, mesfushorit Kevin De Bruyne, raporton “The Times”.

Belgu e kishte refuzuar kontratën e parë nga klubi, por tani detaje të reja janë përmirësuar, me qëllim që ta bindin atë të vazhdojë të ardhmen e tij në stadiumin “Etihad”.

De Bruyne, kontrata aktuale e të cilit përfundon në vitin 2023, këtë sezon ka 22 paraqitje në Premier Ligën angleze, duke shënuar tre gola dhe duke asistuar në 11-të prej tyre, për skuadrën e Manchester City-t.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat