Berisha: Besimi është rritur

Futboll

Berisha: Besimi është rritur

Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:33
Berisha: Besimi është rritur

Skënderbeu mposhti Partizanin në ndeshjen e fundit të kampionatit me rezultatin 0-1 dhe tashmë ka fituar më shumë siguri për të qëndruar në Superiore.

Këtë e ka shprehur edhe Elvi Berisha, i cili në një prononcim për RTSH Sport, ka theksuar se edhe ndeshja ndaj Laçit i ngjason asaj ndaj Partizanit për nga vështirësia, ndërsa shton se besimi në skuadër është rritur.

“Trajneri na ka motivuar kemi punuar shumë psikologjikisht. Kemi fituar, besimi është rritur. Mungesa në ndeshjen me Laçin? Më vjen keq se doja ta ndihmoja ekipin, jam në një moment të mirë, por të shohim për ndeshjen tjetër”.

Laçi- “Është një ndeshje e vështirë, është e njëjtë me Partizanin. Laçi ka shumë kualitete dhe e shikoj ndeshje shumë të vështirë”.

Mbijetesa- “Besoj shumë dhe të gjithë besojmë se i kemi përballur të gjitha ekipet. Jemi stërvitur mirë, kemi luajtur mirë dhe besoj se do të qëndrojmë”, u shpreh Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat