Skuadra e futbollit Prishtina shënoi fitore me rezultat bindës 5:1 ndaj Besës nga Peja, në ndeshjen e javës së 24-të të Kampionatit të Kosovës.
Prishtina, 18 ndeshje pa humbje në të gjitha garat. 15 ndeshje pa humbje në kampionat,
Fitorja e 8 rresht në të gjitha garat dhe fitorja e 6 rresht kampionale, shkruan në faqen e FC Prishtina.
“S’ kishte rëndësi kundërshtari, të rëndësishme ishin pikët për çka të gjithë dhamë maksimumin.
Po vazhdojmë të mbajmë lartë formën dhe kjo na gëzon të gjithëve. Pa dyshim se u ndjeva i nderuar me shiritin e kapitenit.
Krenohem me bashkëlojtarët, me shokët e skuadrës që më të vërtet më bënë të ndjehem mirë”, - tha futbollisti i Prishtinës, Gauthier Mankenda.