Tifozët e PSG-së po vazhdojnë të mos i lënë të qetë skuadrën e Barcelonës, dhe një tifoz i PSG-së është arrestuar natën e mbremshme pasi që kishte shkaktuar nje “incident” jashte hotelit ku po qendron ekipi i Barcelonës.
Ky incident ka ndodhur para ndeshjes kthyese që do të zhvillohet sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme gjithë kohës kishte pasur fansa në rrugës e Parisit, duke kënduar këngë dhe ndër tjerash edhe duke mbajtur banderola ofenduese në drejtim të ekipit të Barcelonës.
Vlenë të ceket se në takimin e parë të zhvilluar në Barcelonë, disa fansa ta Barçës kishin tentuar të njëjtën gjë, por nuk iu shkoj me sukses.