Vdes ish futbollisti kroat, që udhëhoqi Dinamon në fitoren 4:3 ndaj Realit në Madrid 

Futboll

Vdes ish futbollisti kroat, që udhëhoqi Dinamon në fitoren 4:3 ndaj Realit në Madrid 

Nga: K.G. Më: 10 mars 2021 Në ora: 18:54
Vdes ish futbollisti kroat, që udhëhoqi Dinamon në fitoren 4:3 ndaj Realit në Madrid 

Skuadra e madhe kroate, Dinamo nga Zagrebi, publikoi lajmin e trishtueshëm në faqen e saj zyrtare, se Mirko Baziç në moshën 82 - vjeçare ka ndërruar jetë, shkruan media kroate “24 sata”.

Legjenda e klubit Mirko Baziç kujtohet si lojtari që udhëhoqi Dinamon në një fitore historike me rezultat 4:3 në miqësore (1974) kundër Real Madridit në mes të kryeqytetit spanjoll para 110 mijë tifozëve.

Mediat kroate shkruajnë për historinë e ish futbollistit dhe ish trajnerit.

Përveç si futbollist, ai ka punuar edhe si trajner, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ai arriti të nxjerrë një numër lojtarësh të shkëlqyeshëm kroatë, duke përfshirë Zlatko dhe Niko Kranjçar, Marko Mlinariq, Stjepan Deveriq, Velimir Zajec, Sreçko Bogdan, Snjeshko Cerin, Xhemal Mustedanagiç, Marijan Vlak, vëllezërit Zvezdan dhe Boro Cvetkoviq, Tomislav Ivkoviq, Robert Prosineçki, Zvonimir Boban, vëllezërit Dario dhe Josip Shimić, Tomo Shokota, Mihael Mikiq, Igor Bishçan, Vedran Çorluka, Mark Viduka dhe Josip Shimuniç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat