Kanë dalë emrat e kandidatëve për të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë, pas vendimit të Joachim Low për t’u larguar pas Europianit.
Sipas Bild, një nga kandiatët është Hansi Flick.
Trajneri aktual i Bayern Munich ka qenë për vite me radhë ndihmësi i trajnerit të Gjermanisë, duke fituar Kupën e Botës në 2014-ën.
Kontrata e tij me klubin bavarez skadon në vitin 2023.
Emri tjetër është ai i Ralf Rangnick, trajner që ishte shumë afër Milan-it verën e kaluar.