PSG rrëzon Barcelonën, Messi dështon nga penalltia! Liverpooli superior 

Futboll

PSG rrëzon Barcelonën, Messi dështon nga penalltia! Liverpooli superior 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2021 Në ora: 21:21
Pamje nga ndeshja PSG-Barcelona

(E plotësuar): - Futbollisti Kylian Mbappe me PSG-në rrëzojnë Barcelonën e Lionel Messit nga gara më prestigjioze e Champions League.

PSG-së, edhe barazimi me rezultat 1:1 i kreu punë ndaj Barcelonës, pasi që sfidën e parë e kishin fituar me 4:1 në “Camp Nou” dhe me rezultat të përgjithshëm 5:2 kualifikohen në çerekfinale.

Në minutën e 31-të, Mbappe u tregua i suksesshëm nga penalltia, duke kaluar në epërsi (1:0) PSG-në. 

Image

Mbappe

Pas gjashtë minutave (37’), Lionel Messi, i ashtuquajturi jashtëtokësor, nga rreth 23-24 metra godet fuqishëm duke e përplasur topin në këndin e epërm të djathtë të portierit Keylor Navas, 1:1. 

Në fund të pjesës së parë, Messi ka pasur rast ideal, por gjuajtjen e tij  nga penalltia e ka pritur portieri shumë i disponuar Navas dhe topi pastaj godet tërthorësen, shpëtoi portat e kampionit francez.

Image

Messi

PSG vazhdon tutje, ndërsa Barcelona e trajnerit Ronald Koeman i thotë lamtumirë garave në Champions.

Liverpooli kualifikohet pa ndonjë telashe, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 RB Leipzig, në takimin e kthimit që u zhvillua në kryeqytetin hungarez përkatësisht në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest. 

Image

Liverpool

Në 19 minutat e fundit, Liverpooli shënoi dy herë, falë Mohamed Salah në minutën e 71-të dhe Sadio Mane në atë të 74-tën. 
Liverpool edhe sfidën e parë e ka fituar me 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:0 kualifikohet në çerekfinale, duke iu bashkuar PSG-së, Portos dhe Dortmundit.  
            
Liverpool-Leipzig 2:0
Stadiumi "Puskas Arena" në Budapest.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Shënues: Salah (71’), Mane (74’).
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Phillips, Kabak, Robertson (Tsimikas 90’), Fabinho, Alcantara (Keita 72’), Wijnaldum (Milner 82’), Salah, Diogo Jota (Origi 71’) dhe Mane (Oxlade-Chamberlain 90’).
Leipzig: Gulacsi, Mukiele, Upamecano, Klostermann, T. Adams, Sabitzer, Kampl (Sorloth 46’), Nkunku, Forsberg (Kluivert 60’), Dani Olmo (Haidara (72’) dhe Poulsen (Hwang Hee-Chan 60).

PSG-Barcelona 1:1
Stadiumi "Parc des Princes", Paris.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shënues: Mbappe (31'-nga penalltia)-Messi (37').
Kartona të verdhë: Kurzawa, Paredes, Icardi - Mingueza, Lenglet, de Jong.
PSG: Navas, Florenzi (Dagba 76’), Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa (Diallo 46’), Paredes, Gueye (Danilo 59’), Verratti (Rafinha 84’), Draxler (Di Maria 59’), Icardi dhe Mbappe.
Barcelona: ter Stegen, Mingueza (Firpo 35'), F. de Jong, Lenglet, Busquets (Moriba 79’), Pedri (Pjaniq 79’), Dest, Jordi Alba, Griezmann, Messi dhe Dembele (Braithwaite 78’).
81' Pak shpresa për Barcelonën.

74' Sadio Mane thellon epërsinë e Liverpoolit, 2:0.

71' Mohamed Salah i jep qetësinë Liverpoolit, pothuajse edhe kualifikimin. Liverpooli në epërsi (1:0).

Liverpool-Leipzig 2:0
Stadiumi "Puskas Arena" në Budapest.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Shënues: Salah (71’), Mane (74').
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Phillips, Kabak, Robertson, Fabinho, Thiago, Wijnaldum, Salah, Diogo Jota dhe Mane.
Leipzig: Gulacsi, Mukiele, Upamecano, Klostermann, T. Adams, Sabitzer, Kampl (Sorloth 46’), Nkunku, Forsberg (Kluivert 60’), Dani Olmo dhe Poulsen (Hwang Hee-Chan 60).

PSG-Barcelona 1:1
Stadiumi "Parc des Princes", Paris.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shënues: Mbappe (31'-nga penalltia)-Messi (37').
Kartona të verdhë: Kurzawa, Paredes - Mingueza, Lenglet, de Jong.
PSG: Navas, Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa (Diallo 46’), Paredes, Gueye (Danilo 59’), Verratti, Draxler (Di Maria 59’), Icardi dhe Mbappe.

62' Barcelona po lufton por do ta ketë të vështirë të përmbys humbjen e parë me 4:1.

57' Nuk ka gola ende në "Pushkas Arena" në Budapest mes Liverpoolit dhe Leizig.

50' Liverpool-Leipzig 0:0
Stadiumi "Pushkas Arena" në Budapest.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Phillips, Kabak, Robertson, Fabinho, Thiago, Wijnaldum, Salah, Diogo Jota dhe Mane.
Leipzig: Gulacsi, Mukiele, Upamecano, Klostermann, T. Adams, Sabitzer, Kampl, Nkunku, Forsberg, Dani Olmo dhe Poulsen.

PSG-Barcelona 1:1
Stadiumi "Parc des Princes", Paris.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shënues: Mbappe (31'-nga penalltia)-Messi (37').
Kartona të verdhë: Kurzawa, Gueye - Mingueza, Lenglet, de Jong.
PSG: Navas, Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa (Diallo 46’), Paredes, Gueye, Verratti, Draxler, Icardi dhe Mbappe.
Barcelona: ter Stegen, Mingueza (Firpo 35'), F. de Jong, Lenglet, Busquets, Pedri, Dest, Jordi Alba, Griezmann, Messi dhe Dembele.

47' Barcelona kërkon me çdo kusht përmbysjen.

Përfundojnë pjesët e para. Barcelona lëshon mundësinë që të kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë. LIonel Messi dështon nga penalltia. Navas pret penalltinë, pastaj topi godet tërthorësen.

44' Liverpool-Leipzig 0:0
Stadiumi "Pushkas Arena" në Budapest.

Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Phillips, Kabak, Robertson, Fabinho, Thiago, Wijnaldum, Salah, Diogo Jota dhe Mane.
Leipzig: Gulacsi, Mukiele, Upamecano, Klostermann, T. Adams, Sabitzer, Kampl, Nkunku, Forsberg, Dani Olmo dhe Poulsen.

41' PSG-Barcelona 1:1

Stadiumi "Parc des Princes", Paris.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shënues: Mbappe (31'-nga penalltia)-Messi (37').
Kartona të verdhë: Kurzawa - Mingueza, Lenglet, de Jong.
PSG: Navas, Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa, Paredes, Gueye, Verratti, Draxler, Icardi dhe Mbappe.
Barcelona: ter Stegen, Mingueza (Firpo 35'), F. de Jong, Lenglet, Busquets, Pedri, Dest, Jordi Alba, Griezmann, Messi dhe Dembele.

37' Lionel Messi shënon supergol nga rreth 22-23 metra në këndin e epërm të djathtë, barazon rezultatin 1:1. LIonel Messi i jep shprit Barcelonës, i shton shpresat për përmbysje.

35' Liverpooli ende është baras, 0:0 me Leipzig.

31' Kylian Mbappe shënoi nga penalltia në minutën e 31-të, PSG avancon me 1:0 ndaj Barcelonës. Barcelona as në tokë as në qiell, ky rezultat dhe humbja në konak të vetin me 4:1, i fut në presion të madh.   

Pa gola deri me tash në dy ndeshjet.

24' Nuk ka gola as në mes PSG-Barcelona dhe as në sfidën Liverpool-PSG.

19' PSG ka qetësinë, ka epërsinë 4:1 rë sfidës së parë.

15' Messi, Griezmann e Dembele kërkojnë golin.

12' Liverpooli luan qetë, ndërsa Xherdan Shaqiri është në bankë.

6' Barcelona kërkon përmbysjen e madhe!

Liverpooli është komod pas fitores në takimin e parë me 2:0 ndaj Leipzig, ndërsa Barcelona në presion të madh pas humbjes me 4:1 në Camp Nou, tani luan në Paris ndaj PSG-së.p 

2' Fillojnë ndeshjet.

Sonte në mbrëmje në orën 21:00, luhet ndeshja PSG-Barcelona, e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligë së Kampionëve.

Barcelona vjen pas humbjes së turpshme 4-1, duke kërkuar të bëjë një “remuntada” e cila duket pothuajse e pamundur për ekipin e Kuman, por që historia ka treguar të kundërtën.

Pothuajse e njëjta situatë ka ndodhur në vitin 2017, ku Barcelona e drejtuar nga spanjolli, Luiz Enrike do të bënte një ndër përmbysjet më spektakolare në historinë e futbollit, duke fituar ndeshjen me rezultatin 6-1 e cila vinte nga një humbje 0-4 nga ndeshja e parë.

Sonte edhe nën syrin e presidentit të ri, Joan Laporta, djemtë e Koeman do kërkojnë të shkruajnë historinë për herë të dytë.

Tre dhëmbshi i sulmit Mesi-Grizman-Dembele duhet të japin maksimumin sonte ndaj parizienëve të cilët nuk vijnë për të luajtur në mbrojtje. Për sa i përket PSG-së, trajneri Poçetino, i ka besuar rapartin ofensiv, Mbapesë, Drakslerit dhe Ikardit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat