Manchester City ka rrëmbyer pikët e plota në shtëpi ndaj Southamptonit.
Man City i është rikthyer fitoreve pas humbjes nga Manchester United.
Të besuarit e Pep Guardiolës arritën ta mposhtin 5:2 në shtëpi Southamptonin.
Kevin De Bruyne dhe Riyad Mahrez shkëlqyen në këtë mbrëmje duke shënuar nga dy gola, derisa realizoi edhe Gundogan.
Golat e nderit për mysafirët i shënuan Ward-Prowse dhe Adams.