Sot janë zhvilluar shumica e ndeshjeve të përcaktuara për javën e 18-të të Ligës së Parë.
KF Drenasi ka arritur që të triumfoj ndaj KF Onix me rezultatin 4-2, në një ndeshje që solli plot gjashtë gola.
Në këtë ballafaqim ka debutuar edhe futbollisti, Larson Ferati, i cili është vetëm 14-vjeçar.
Ferati ka treguar talentit e tij duke asistuar menjëherë tek goli i dytë i KF Onix.
Kujtojmë që Ferati më parë kishte udhëtuar drejt Gjermanisë për t’u provuar te skuadra e njohur gjermane, Werder Bremen.