Joachim Low do të largohet në fund të Kampionatit Europian nga Kombëtarja e Gjermanisë.
Pasi Federata Gjermane e futbollit dha lajmin për largimin e Lowit, menjëherë në mediat kanë filluar spekulimet për zëvendësuesin.
Një nga kandidatët është edhe Ralf Rangnick. Madje 62-vjeçari gjatë një interviste për ‘Sky’ e ofroi vetëm për rolin e trajnerit.
“Për momentin jam i lirë. Kjo është kryesisht çështje kohe. Mund ta imagjinoj një bashkëpunim me Oliver Bierhoff. Do të ishte shumë e frytshme”, ka thënë Rangnick.
Rangnic së fundi ka qenë trajner i RB Leipzig në sezonin 2018/19. Ai po ashtu ka menaxhuar edhe klubet: Schalke dhe Hannover.