Erling Haaland ka qenë përsëri protagonist në fushën e blertë.
Borussia e tij është kualifikuar në çerekfinalet e Champions League dhe e ka bërë falë një dygolëshit të sulmuesit norvegjez kundër Sevilla-s.
Sekretin e sulmuesit e ka zbuluar shoku i tij i skuadrës Thomas Delaney.
“Është një privilegj të luash me Erling. Mund të them se është një djalosh i ri shumë i uritur. Nuk ka patur shumë suksese deri tani dhe për këtë arsye është gjithmonë pozitiv”.
“Beson se mund të pushtojë botën. Kjo është shumë stimuluese për të”.