Luis Suarez vazhdon të lë gjurmë në botën e futbollit.
Sulmuesi i Atletico Madrid e shënoi golin e tri pikëve të mërkurën kundër Athletic Bilbaos.
Me këtë gol, ai arriti në kuotën e 500 finalizimeve në karrierë, me klube dhe kombëtare.
Nga këto 500 gola, Suarez 18 i ka shënuar me Atleticon, 198 me Barcelonën, 82 me Liverpoolin, 112 me Ajaxin, 15 me Groningen, 12 me Nacional dhe 63 me Uruguain.
Barça e largoi me pretendimin se s’ka çfarë të jap më shumë, por Suarez po tregon se ka edhe shumë për të dhënë në fushë.