​Sot derbi Drita – Gjilani, Ballkani i shkon Arbërisë

Futboll

​Sot derbi Drita – Gjilani, Ballkani i shkon Arbërisë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 09:22
Foto

Drita dhe Ballkani do të kërkojnë fitore sot në ndeshjet e vlefshme për xhiron e 24 të Superligës së Kosovës, por nuk do ta kenë aspak të lehtë ta bëjnë këtë.

Rikthimi në kreun e tabelës është synimi i të dy këtyre skuadrave pas fitores së djeshme të Prishtinës ndaj Besës.

Në Gjilan zhvillohet derbi lokal Drita – Gjilani. Nuk do të jetë aspak punë e lehtë për Dritën pasi Gjilani në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një humbje, por ka katër barazime.

Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme Ballkani ballafaqohet me Arbërinë e cila nuk po kalon nëpër një formë të mirë të rezultateve por ka ditur të jetë skuadër e papërshtatshme për skuadra e kreut të tabelës.

Te dy ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.

Momentalisht Drita renditet në vendin e dytë më 50 pikë kurse Ballkani në të tretin me 48.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat