Dita e djeshme ka qenë e mbushur me thashetheme se Barcelona ka marrëveshje personale me David Alaban, mirëpo një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Sky Sports raporton se Barcelona është e interesuar për të siguruar shërbimet e Alabas, mirëpo nuk ka marrëveshje personale deri në këtë moment.
Agjenti i lojtarit, Pini Zahavi, për Goal.com ka mohuar zërat se Barcelona ka arritur marrëveshje me austriakun.
Alaba, i cili do të largohet falas në fundin e këtij sezoni nga Bayern Munich, është i kërkuar nga shumë klube evropiane.
Joan Laporta, i cili sapo është zgjedhur president i klubit Blaugran, ka shprehur interesim të madh për lojtarin.