Dita e ditës po kompletohet skuadra e Kosovës për sfidat e muajit mars.
Pas konfirmimit të Astrit Selmanit dhe Betim Halimit, edhe portieri i Tiranës, Visar Bekaj, është ftuar nga selektori i Kosovës për takimet kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, që Kosova i luan në muajin mars.
Këtë radhë pritet të mungojë kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani i cili nuk është duke kaluar një moment të mirë me klubin e tij Torinon, në Serie A.
Treshën e portierëve pritet ta kompletoj Aro Muric.