Milan Skriniar thotë se zikaltrit nuk janë më Interi i çmendur dhe nënvizoi se fokusi i skuadrës së Antonio Contes është të bëjë sa më pak gabime që është e mundur.
Interi i ka fituar shtatë ndeshje radhazi në Serie A dhe është i pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit, një ecuri mbresëlënëse kjo që i ka ndihmuar ta zërë pozitën e parë me gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë, Milan.
“Ky nuk është më Interi i çmendur. Ky është Interi i Contes”, tha Skriniar për Tuttosport.
“Këtë vit, Serie A është më e barabartë se në sezonet e tjera. Jemi të lumtur që jemi në vendin e parë, por duhet të qëndrojmë atje deri në fund”, shtoi ai.
Përfaqësuesi i Sllovakisë ka thënë se do të bëjë tatuazh trofeun e Serie A nëse Interi shpallet kampion.
“Tani duhet të përqendrohemi për të bërë sa më pak gabime. Nëse e fitojmë Scudetton, atëherë do ta bëjë trofeun tatuazh. Do të ishte një çast për t’u mbajtur në mend përherë”, shtoi ai.