Mbappe ia merr fronin Lionel Messit!
Kylian Mbappe shihet si pasardhësi kryesor i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos dhe këtë gjë francezi po e konfirmon nga dita në ditë. Ylli i PSZH-së, ka thyer një tjetër rekord me golin e parë të shënuar ndaj Barçës.
Mbappe është bërë lojtari më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve që arrin kuotën e 25 golave.
Sulmuesi i ka arritur 25 gola në Champions në moshën 22 vjeç e 80 ditë, duke i marrë fronin Lionel Messit. Argjentinasi i Barcelonës kishte arritur shifrën e 25 golave, kur ishte 22 vjeç e 286 ditë.