Paris Saint-Germain dhe Manchester City raportohet se janë në garë për të siguruar shërbimet e Ismael Bennacer.
Lojtari i Milanit, i cili po vazhdon të jetë i lënduar, po kërkohet nga disa klube evropiane sikurse Man City dhe PSG.
PSG fillimisht ka menduar që të bëjë një ofertë shkëmbimi, duke ofruar Paredes kokë për kokë me Bennacer.
Megjithatë, tani që edhe ‘Citizens’ kanë shprehur interesim për lojtarin, fitues në fund mund të jetë Milani.
Rosonerët do pranon largimin e Bennacer, në qoftë se ky i fundit do t’u gjeneronte disa të ardhura në klub për afatin kalimtar të verës.
Bennacer vlerësohet shumë nga Pochettino dhe Guardiola, ku shihet si e ardhmja e mesfushës. Mbetet të shihet nëse Milani pranon ta shesë atë.