Duka mbledh homologët për të përuruar shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti!
Presidenti Armand Duka ka zhvilluar një vizitë speciale në Bubq për të vizituar shtëpitë që po ndërtohen me fondet e FSHF-së.
Në këtë vizitë speciale, Duka ka qenë i shoqëruar nga presidentët e Federatave të Italisë (Gabriele Gravina), ai i Kosovës (Agim Ademi) dhe ai i Maqedonisë së Veriut (Muhamed Sejdini), në përurimin e një shtëpie.
FSHF vendosi të ndërtojë tre shtëpi në Bubq në bashkëpunim me FFK dhe FFM ku kanë kontribuar edhe lojtarë të kombëtares kuqezi. Ky moment është transmetuar drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.