Daniele Rugani i ka të qarta idetë për të ardhmen e tij.
Gjatë një interviste, mbrojtësi u shpreh mjaft qartë se ai nuk mendon të largohet nga Cagliari, ku luan i huazuar nga Juventusi.
Mbrojtësi deklaroi se kush mendon se ai është transferuar në Sardenjë për 4 muaj gabohet rëndë. 26-vjeçari theksoi se dëshironte të ndjente besim dhe këtë e gjeti te skaudra e drejtuar nga Leonardo Semplici.
Ai theksoi se nuk e di të ardhmen, por nëse Cagliari do të shprehte dëshirën për ta mbajtur në ekip ai do të ulej të diskutonte me dëshirën më të madhe për të qëndruar.