Skuadra e Ballkanit ka arritur tre pikë të mëdha nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa futbollisti i saj Mirlind Daku realizoi het-trik. Ballkani shënoi fitore me rezultat 6:2 ndaj Arbërisë nga Dobraja e Madhe.
Arbëria në cilësinë e vendasit luajti në Podujevë por kjo fushë nuk i solli fat. Daku tregoi efikasitet të lartë dhe ishte i tmerrshëm për portën rivale.
ër Ballkanin shënuan Arbër Hoxha (33'), Mirlind Daku (42', 65' e 67'), Nazmi Gripshi (50'), Mevlan Zeka (78') dhe për Arbërinë Almir Kryeziu (64'), Marclei Cezar (74’).
Ballkani mban vendin e dytë me 52 pikë, ka dy me pak se lideri Drita dhe dy më shumë se Prishtina që gjendet një pozitë më poshtë dhe Arbëria është në vend të 8-të me 26 sosh.
Superliga e Kosovës
Drita-Gjilani 2:0
Arbëria-Ballkani 2:6
Prishtina-Besa 5:1
Llapi-Drenica 3:3
Trepça ’89-Feronikali 0:0
Tabela
1. Drita 24 16 5 3 38:18 53
2. Ballkani 24 16 3 5 56:30 51
3. Prishtina 24 15 5 4 44:15 50
4. Gjilani 24 8 9 7 22:24 33
5. Trepça ’89 24 9 5 10 26:32 32
6. Feronikeli 24 6 10 8 27:22 28
7. Llapi 24 8 3 13 28:31 27
8. Arbëria 24 7 5 12 24:35 26
9. Drenica 24 6 7 11 19:34 25
10. Besa 24 1 4 19 16:59 7
Në javën e 25-të do të takohen: Drenica-Arbëria, Ballkani-Drita, Besa-Llapi, Feronikeli-Prishtina dhe Gjilani-Trepça '89.