Kampionati i Vllaznisë nis këtë të premte në oren 13:00. Deri më tani ka qënë një sezon që i ka ofruar shkodranëve gjithçka, eufori, entuziazëm, lojë spektakolare, fitore, zhgënjime, lojë apatike, humbje, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur në këto 23 ndeshje Vllaznia vijon të jetë në vendin e parë. Paraqitja me Kukësin risolli një optimizëm të moderuar, pavarësisht se nuk erdhi fitorja.
Tashmë duke e patur pikënisjen pikërisht tek performanca kundër bluve, skuadra shkodrane do të zbresë në fushë ndaj Bylisit.
Nuk është një takim i thjeshtë dhe fjala nënvlerësim nuk egziston fare, por në ndryshim nga sfida kundër Kukësit, kësaj here nuk mjafton vetëm paraqitje e mirë, duhen me patjetër 3 pikët.
4 ndeshje pa fitore dhe vetëm 1 sukses në 8 takimet e fundit nuk janë numra për të bërë krenare një skuadër pretendente, megjithatë e shkuara i përket së shkuarës dhe një kampionat tjetër nis kundër Bylisit. Ndërkohë po aq rendësi sa ka kjo ndeshje për Vllazninë ka edhe për ballshiotët.
Beteja për mbijetesë është e ndezur dhe Bylisit i është ngushtësuar hapësira për të gabuar. Skuadra e Dovedan po kalon momentin më të mirë të sezonit, 2 fitore dhe 1 barazim në 4 ndeshjet e fundit, për momentin një vend i 8-të që do i jepte mundësinë të luante një finale për të qendruar në elitë. 2 takimet e shkuara mes Vllaznisë Bylisit nuk kanë qënë sfida të mërzitshme, pa doza monotonie pritet te jetë edhe dueli i së premtes në drekë.