Mario Balotelli nuk ndryshon kurrë. Sulmuesi italian kaloi te Monza në merkaton e dimrit dhe po bën maksimumin për të ndihmuar ekipin në realizimin e objektiviti Serie A.
Davide Diaw ishte një nga përforcimet e Monzës në janar. “Idhulli im? Musa Barrow i Bolognas“, deklaroi sulmuesi 29-vjeçar i ardhur nga Pordenone.
Kaq ka mjaftuar që Balotelli t’i mbushë makinën shokut të skuadrës me fotot e sulmuesit afrikan të skuadrës së drejtuar nga Sinisa Mihajlloviq.
Jo vetëm kaq, Balotelli vendosi fotot e Barrow edhe në portofolin, shapkat, celularin dhe çdo gjëjë personale të Diaw. “Barrow është idhulli i tij, kështu që e kënaqëm plotësisht Diaw“, shkruan Balotelli në rrjetet sociale.