Malisheva ka shënuar fitore të madhe në Prizren kundër Lirisë, me rezultat 1:0, në derbin e javës së 18-të të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A.
Fitore të madhe ka arritur edhe Dukagjini i Klinës me 3:0 si mysafirë në Vushtrri.
Malisheva kryeson me 38 pikë, ka dy më shumë se Dukagjini në pozitën e dytë. Futbollistët e Vitisë fitojnë derbin në Ferizaj me rezultat 2:1 kundër Ferizajt, në kuadër të grupit B.
Vitia është në vend të dytë me 31 pikë, sa ka edhe lideri Ulpiana, ndërsa Ferizaj mbetet në pozitën e pestë me 23 apo 8 pikë larg kreut.
Grupi A
Istogu - A&N 3:2
Drenasi - Onix Banja 4:2
Vëllaznimi - Trepça 0:0
Liria - Malisheva 0:1
Vushtrria – Dukagjini 0:3
Grupi B
Ramiz Sadiku - 2 Korriku 1:0
Flamurtari - Ulpiana 0:1
Dardana - KEK-u 1:0
Vllaznia (P) - Kika 1:0
Ferizaj-Vitia 1:2