Bylbyl Sokoli ishte shumë i pakënaqur pas ndeshjes me Dritën.
Ai ka thënë se Gjilani bëri gabime të shumta dhe aspak nuk ishte i motivuar për ta fituar ndeshjen, gjë që e ka kritikuar.
“Kjo nuk tolerohet për një ekip që synon të jetë ekip serioz në Superligën e Kosovës. Bëmë gabime të shumta dhe asgjë nuk ka shkuar mirë.
Dy gola të pranuar lehtë, ekip shumë pak i motivuar për rezultat dhe kjo është për çdo kritikë. Për këtë rezultat përgjegjësinë e marrë unë pasi gjithmonë përgjegjësia bie te trajneri”, tha Sokoli.