Sot (e enjte) janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Vëmendja kryesore padyshim se ishte në Gjilan, aty ku u takuan rivalët e qytetit, Drita dhe Gjilani.
“Intelektualët” shënuan fitore të pastër me rezultatin 2-0, me të dy golat të shënuar në pjesën e parë nga Hamdi Namani dhe Ardian Limani.
Pas ndeshjes, nuk ka munguar as tallja e tifogrupit të “Intelektualëve” ndaj rivalit të tyre.
“Të uritur për më shumë” – thuhet në postimin e tyre në “Facebook”.