Nuk ka asnjë marrëveshje mes Davi Alaba dhe Barcelona-s.
Mbrojtësi austriak do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit dhe në Spanjë janë të sigurt se ka arritur një marrëveshje me presidentin e ri blaugrana, Joan laporta.
Megjithatë, menaxheri i lojtarit Pini Zahavi ka përgënjeshtruar gjithçka, duke deklaruar për Goal se nuk ekziston asnjë marrëveshje verbale me Barçën.
Një lajm ky që mban gjallë shpresat e Real Madrid dhe PSG, dy skuadrat e tjera të interesuara për Alaba-n.