Mesfushori i talantuar, Orges Bunjaku nuk do të jetë në listën e trajnerit, Bernard Challandes për ndeshjet e muajit mars.
Kombëtarja e Kosovës do të luajë tri ndeshje gjatë këtij muaji, një miqësore (ndaj Lituanitë) dhe dy ndeshje të rëndësishme në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katari 2022’ (ndaj Suedisë dhe Spanjës).
IndeksOnline ka kontaktuar me menaxherin e Bunjakut, Chrisoph Graf i cili tregon se ende janë në bisedime me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Kjo do të thotë se Bunjaku nuk mund të luaj në ndeshjet e këtij muaji (mars), por pritet të jetë i gatshëm për takimet e muajit shtator, ndaj Gjerogjisë, Spanjës dhe Greqisë.
Kujtojmë që Kosova miqësore luan ndaj Lituanisë me 24 mars nga ora 20:45. Ndaj Suedisë më 28 mars dhe më 31 mars ndaj Spanjës.