Milan Skriniar beson te titulli i Inter-it të tij dhe nuk e fsheh këtë.
“Ky nuk është më Inter-i i çmendur, por Inter-i i Conte-s”, ka thënë mbrojtësi i zikaltërve për Tuttosport. “Conte ka ndryshuar disa gjëra, na ka dhënë më shumë ekuilibër në fushë”.
Në lidhje me dëshirën e Juventus për evansh në kampionat pas eliminimit në Champions:
“Një Juventus e zemëruar mund të jetë një problem? Nuk mendoj, sepse besoj se kanë bërë gjithçka është e mundur deri tani për të fituar ndeshjet, kështu që nuk besoj se do të ndryshojë shumë”.
“Çfarë do të bëj nëse Inter-i fiton titullin? Do ta bëj tatuazh. Nëse ndodh, do të ishte një moment për t’u mbajtur mend përgjithmonë”.