Florian Loshaj ka marrë ftesën nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e muajit mars.
Loshaj që po vazhdon shkëlqimin në Superligën e Polonisë me Cracovian do të jetë pjesë e Dardanëve për grumbullimin e këtij muaji.
Loshaj edhe në të kaluarën është ftuar te Kosova A. Ai e ka bërë debutimin zyrtare me Kosovën në ndeshjen ndaj Greqisë e zhvilluar vitin e kaluar në Athinë.
Florian Loshaj shënon golin e parë këtë sezon, feston me shqiponjë.
Mesfushori 24 vjeçar këtë sezon është paraqitur në 17-të ndeshje për klubin duke shënuar 2 gola.