Sergio Ramos dhe Raphael Varane janë në qendër të vëmendjes te Real Madrid.
Të parit i përfundon kontrata më 30 qershor dhe oferta që ka marrë nga kampionët në fuqi të Spanjës nuk ka qenë në lartësinë e pritshmërive të kapitenit.
Sot ai ka programuar një konferencë për shtypin, pasi pritet të publikohet dokumentari i tij.
Në daljen mediatike raportohet se mbrojtësi do të shprehë edhe dëshirën për të vazhduar karrierën me fanellën e Realit.
Zhvillime ka edhe për pistën Varane.
Francezit i përfundon kontrata më 30 qershor të vitit 2022 dhe Reali po tenton të nënshkruajë një kontratë të re pa u mbyllur sezoni.