Derbi i madh i qytetit të Gjilanit i ka takuar Dritës e cila e ka mposhtur me rezultat të pastër 2:0 Gjilanin.
Dy golat vendimtar për epilogun përfundimtar të takimit u realizuan në pjesën e parë, me mesfushorin, Hamdi Namanin dhe kapitenin, Ardian Limani.
Drita vazhdon të jetë lidere e kampionatit me 53 pikë, kurse Gjilani regjistron ndeshjen e shtatë pa fitore dhe zë vendin e katërt me 33 të tilla.
Gazetarja e sportit e ka komentuar formën e dobët të Gjilanit duke thënë se “kuqebardhët” kanë nevojë për një trajner të ri.
“Nuk e di çfarë trajneri është Bylbyl Sokoli, me humb gjithë këto ndeshje, nuk e di çfarë e bënë ai aty. Gjilani nuk është një ekip me qit poshtë, ka nevojë për një trajner të ri sa më shpejtë”, deklaroi ajo në emisionin “Direkt” në televizionin ATV..