Kanë kaluar 11 vite nga lamtumira e Mascherano-s nga Liverpool. Megjithatë, pas gjithë kësaj kohe, kanë dalë në sipërfaqe prapaskenat.
Në një intervistë të dhënë për FourFourTwo, argjentinasi ka vendosur të shpjegojë arsyen e largimit të tij nga Anfield.
“Kishim një marrëveshje që nëse Liverpool do të kishte marrë një ofertë të mirë për mua, do të më kishin lejuar të largohesha. Më pas, kur ka ardhur oferta, ata kanë parë nga ana tjetër”, ka shpjeguar Mascherano.
“Isha i tronditur nga fakti se nuk po e mbanin fjalën e dhënë. I kisha thënë klubit se doja të largohesha për arsye familjare, kështu që kam qenë shumë i zemëruar për t’u sjellë si duhej. Nuk kishte zgjidhje tjetër”.
Ish-mesfushori i është referuar episodit kur ka refuzuar të futet në fushë në një ndeshje kundër Manchester City-t.