Manchester Utd barazon me rezultat 1:1 me Milanin, në takimin e parë të tetës së finales së Europa League.
Në minutën e fundit (90+2’) Milani shmang humbjen në “Old Trafford”, duke iu falënderuar golit të Kjaer.
Manchester Utd kaloi në epërsi në minutën e 50-të përmes futbollistit Diallo.
Megjithatë "Djajtë e Kuq" janë të pafat, në fund pësuan dhe i pret punë e vështirë në takimin e kthimit në "San Siro".