Administratori i deleguar i Interit, Bepe Marota prej 25 shkurtit është i infektuar me Koronavirus dhe ende nuk e ka kaluar virusin.
Madje drejtuesi i Interit ka shkuar në spital si një masë paraprake, për të marrë një trajtim më të specializuar dhe për të kontrolluar më shpesh situatën.
Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe po shkon drejt përmirësimit. Kujtojmë se Marota rezultoi pozitiv pas derbit të fituar ndaj Milanit me rezultatin 3-0.
Në ditët e ardhshme ai do kryejë një tjetër tampon për të kuptuar nëse virusi është larguar, apo është ende në trupin e tij.