Skuadra e Gjilanit e ka përjetuar rëndë humbjen sot me rezultat 2:0 nga rivali vendas dhe i përbetuar Drita.
Jo vetëm Gjilani por edhe tifozët e saj, janë të habitur me serinë e zezë të skuadrës së tyre.
“Ultras Skifterat” nuk pajtohem me këtë situatë që po kalon klubi i zemrës, që sot mban vendin e katërt me 33 pikë në elitën e futbollit të Kosovës.
“Dikur, kishin pak, por luanin shumë. Edhe humbja kishte nderin e saj”, shkruan “Ultras Skifterat” në facebook.