Mbrojtësi i Manchester City-t, Joao Cancelo, i ka thurur elozhe yllit të Chelsea-t, Christian Pulisic, duke e përshkruar si “sulmuesin e krahut më të vështirë me të cilën jam përballur”.
26-vjeçari i City-t po zhvillon një sezon të shkëlqyer në Premier League, por ka pranuar se është ndier në vështirësi kur është përballur me Pulisic.
“Kam folur edhe me shokët e skuadrës për këtë. Mund të duket e çuditshme, por sulmuesi i krahut më i vështirë me të cilin jam përballur në Premier League është Pulisic i Chelsea-t”, ka thënë portugezi për Star Sports Football.
“Është shumë teknik dhe shumë i shpejtë me topin. Për mua është kundërshtari më i vështirë me të cilin jam përballur”.