Skuadra greke Olympiacos Piraeus mposhtet si vendas me rezultat 3:1 nga Arsenali i Granit Xhakës.
‘Topçinjtë’ me Xhakën treguan lojë të madhe, duke arritur rezultat shumë të mirë për takimin e kthimit të tetës së finales së Europa League.
Futbollisti Xhaka si zakonisht titullar dhe në nivel të detyrës.
Për Arsenalin shënuan Odegaard (34'), Gabriel (79'), Elneny (85') dhe për Olympiakocin El Arabi (58').