Manchester United dhe Milani kanë luajtur baras në takimin e parë të raundit të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.
“Djajtë e Kuq” kaluan të parët në epërsi në minutën e 50-të me sulmuesin Diallo që shënoi pas asistimit nga Fernandes.
“Rossonerët” e shmangën humbjen në “Teatrin e Ëndrrave” në minutën e 92-të me mbrojtësin Kjaer që realizoi për 1:1.
Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se rezultati është pozitiv, mirëpo asgjë nuk ka përfunduar.
Ai e vlerëson lartë skuadrën e Manchester Unitedit duke potencuar se ata janë një ekip i shkëlqyeshëm.
“Skuadra luajti me personalitet. Ne vuajtëm në momentet e vështira. Ne e dinim se ata kishin cilësi, por kjo performancë duhet të rrisë vetëbesimin tone.
Rezultati i sotëm është pozitiv, por kemi përpara një lojë tjetër të vështirë. Puna nuk është bërë. Ata janë një ekip i shkëlqyeshëm", tha mes të tjerash Pioli për Sky Sport Italia.