Ndeshja mes Boavista dhe Goiás, për raundin e parë të “Copa do Brasil”, filloi me një situatë disi kurioze, për të mos thënë të turpshme.
Gjyqtari Dénis da Silva Ribeiro Serafim u filmua nga kamerat televizive duke “vaditur” lëndinën e gjelbër.
Jo me ujë, por me urinën e tij, sepse e bëri në brekë…. Ende pa vërshëllyer për startin e lojës, Dennis ishte në qendër të vëmendjes së kamerave, të cilat kapën momentin kur “uji” filloi të rridhte midis këmbëve të tij.
O árbitro da partida do @goiasoficial contra o Boavista, Denis da Silva de Alagoas, antes de começar o jogo urinou, detalhe: nas calças. Duro será passar o primeiro tempo todo com calção molhado. pic.twitter.com/zi22AaCm7A
— edson junior da onda (@edsondaonda) March 12, 2021
Ai dha këtë shfaqje të shëmtuar me uniformën e plotë të arbitrit. Nuk dihet pse nuk shkoi në tualet, në dhomën e zhveshjes, meqë e kishte me kaq ngut, nuk e mbante dot urinën.
Ose, meqë e zuri aty në fushë, pse nuk e vonoi paksa startin e ndeshjes, sat a zbrazte “sebratorin” në banjot e stadiumit, në dhomat e zhveshjes.