Lazio sot do të përballet me skuadrën modeste të Crotones në kuadër të Serie A, shkruan Insporti.com.
Skuadra e Vedat Muriqit do të ndeshet me Crotonen në kuadër të javës së 27-të, derisa sulmuesi shqiptar pritet ta ketë rastin e vetë nga minuta e parë sipas medieve italiane.
Lazio në sfidat e fundit nuk ka pasur performancë të mirë ku në dy ndeshjet e fundit ka pësuar humbje.
Inzaghi pritet që këtë herë t’i jep më shumë mundësi sulmuesit shqiptar për të cilin është e rëndësishme të ketë sa më shumë minuta në fushë për ta arritur formën maksimale.
Në bankën rezervë pritet të jetë portieri shqiptar, Thomas Strakosha.
Ndeshja Lazio – Crotone luhet nga ora 15:00.